Syla ia përmend Kurtit zotimin rreth bordeve: E lëshove bajrakun

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Syla ka postuar fotogtafi me zotimet e nënshkruara nga Kurti, ndër të cilat është edhe depolitizimi i bordeve.

Mbrëmë qeveria ka emëruar si pjesë e bordeve apo kryesues disa anëtarë të VV-së.

Për këtë, Syla tha se Kurti e lëshoi bajrakun.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me i shkel zotimet e dikujt tjetër nuk është asgjë. 

Por, me i shkel “ZOTIMET”  tua, beso që është shumë e rëndë, pasi erdhe në pushtet me këto zotime. 

Albin Kurti, të ndryshoi pushteti, e lëshove bajrakun!

Të ngjashme