Syla ironizon: E mira ka filluar me Osmanin, Kosnettin edhe Kurtin

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka bërë një postim satirik në rrjetin social Facebook për mënyrën se si ka filluar politika në Kosovë. Ai ka thënë se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett është në një anë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke lidhur qëndrimin e sotëm të Kosnett në lidhje me formimin e Asociacionit më komuna serbe.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.


“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett për Radio Kontakt Plus.

E Syla ka thënë se i gjithë spektri politik që mendon ndryshe nga pushteti janë “hajna”, ndërkohë që “e mira” ka filluar Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani. Ai po ashtu ka përdorur sarkazmën për një grup të personave që thonin se Kurti ka mbështetjen e plotë të ambasadës amerikane.

“Kosnetti edhe Albin Kurti janë një tabor. Tash mos të ankohen në histori. Krejtë kanë fillu me Kosnettin edhe Albin Kurtin. Na tjerët jemi hajna… e mira ka fillu me Vjosa Osmanin, Kosnettin edhe Albin Kurtin… Për statusa të grave mos të flas… se ska kuptim”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme