Syla: Kurti po tenton të përvetësojë arritjet e Haradinajt

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Syla ka numëruar disa suksese të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, sidomos arritjen e ndaljes së ndarjes së Kosovës.

Këto arritje, sipas Sylës, është duke tentuar Kurti që tash t’i shfaqë si të vetat. 

Syla e ka quajtur Kurtin “manipuluesi më i madh që populli e ka parë ndonjëherë”.

Ky është reagimi i tij:

Për dy vite, Ramush Haradinaj, i vetëm, arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëj të vdekur. 

Ai për veprimet e tij u ndëshkua, duke pranuar ftesë nga Haga, edhe pse është i vetmi që dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare. 

Ramush Haradinaj kishte mjeshtërinë që edhe të realizojë qëllimet kombëtare, duke sakrifikuar veten, por duke mbajtur të mirëqenë raportin e shkëlqyer me Amerikën e aleatët e tjerë. 

Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete. 

Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme