Syla: Kurti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, nuk erdhi t’i nderojë Jasharajt

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Gazetari kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Valon Syla, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi ky i fundit po qëndron për vizitë disa ditore në Shqipëri.

Syla thotë se një vizitë të tillë Kurti po e realizon në Shqipëri pasi mori rreth 50 % të votave të kosovarëve. Sipas tij, kjo flet mjaftë shumë për prioritetet e Kurtit.

“Albin Kurti i mori mbi 49.9% të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti. Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës”, ka shkruar Syla.

Syla thotë se Kurti mungoi sot edhe në Drenicë për të nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe Epopenë e UÇK’së.

“Bisedimet që e zgjidhin problemin me Serbinë në vend të 4 si prioritet. Ndërsa, mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, pra simbolit të rezistencës së Luftës Çlitimtare. Gjithçka e qartë. Bravo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme