Syla: Militantët e VV-së nuk e kanë pritur fitoren e Abdixhikut

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Valon Syla, gazetar, duke komentuar çështjen e fituesit të postit të kryetarit të LDK’së, ka thënë se fitorja e Lumir Abdixhikut ka qenë e papritur për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se Abdixhiku mund t’ia marrë votat Lëvizjes Vetëvendosje.

“Militantët e VV nuk e kanë prit fitoren e Lumir Abdixhikut, iu ka dhimbtë. Vjen një ndryshim që e tërheq votuesin e VV”, deklaroi ai.

“Nëse Albin Kurti ishte thithëse e votave të LDK, Lumiri mund të jetë kontra për votat e LDK’së që kaluan në VV’së”, shtoi tutje Syla.

Tutje, ai ka thënë se Abdixhikun e pret një sfidë e madhe përpara, gjersa ka pritur se i njëjti do e mbështesë kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme