Syla – ministrit Murati: Po doni me i çkapë sindikatat a, kjo është tipike komuniste

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, duke e pyetur se “A po doni me i çkapë sindikatat a?”.

Pasi Murati reagoi ndaj grevës së paralajmëruar për nesër nga punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend, Syla tha deklarata e ministrit se “kjo grevë ka më shumë synime politike” është tipike komuniste.

“O Hekuran Murati, A po doni me i çkapë sindikatat a? Hajde, e ‘çkapet’ shtetin, policinë, ndërmarrjet publike dhe e rrasët me militanta nën çdo nivel e me pensionista 75 vjeç jugosllav… E tash, edhe sindikatat mi çkap a. Kjo është tipike komuniste. Se komunistat dhe fashistat i kanë organizu sindikatat për drejtat e punëtorëve që me i kontrollu, vet”, tha Syla.

“Leni sindikatat, se ato as nuk kapen, as nuk çkapen…”, shtoi ai.

Të ngjashme