Syla: Nëse Grabovci është sharë për nepotizëm, çfarë po bën VV sot ose çka bëri LDK dje

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë se zgjedhjet brenda PDK’së janë të nevojshme në këtë kohë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ai po ashtu ka shtuar se megjithatë, PDK është po aq e reformuar sa partitë tjera.

“Nëse flasim për reformën e brendshme në LDK përshembull, mund të themi se PDK qëndron në atë nivel nëse jo më mirë. Nuk mund të vëresh dallime mes partive po t’i krahasosh. Nëse Grabovci është ofenduar për nepotizëm, çfarë po bën VV sot ose çka bëri LDK dje”, tha ai, në emisionin “Pressing” në T7.

Syla po ashtu ka thënë se partive opozitare po u mungon aktiviteti. Ai ka thënë se PSD, që nuk është në Kuvend fare, po tregohet opozitë më e fortë se sa partitë në Kuvend.

“PSD s’i ka as 2,000 votues, por më aktive se të gjitha partitë”, tha ai.

Tutje Syla pohoi atë që e kishte thënë më herët se PDK po lëshon komunikata vetëm në gjarje të mëdha apo ditëlindje të Kadri Veselit.

Të ngjashme