Syla për çështjen e ambasadës në Jerusalem: Po e vendosim ShBA-në në pozitë të keqe

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë se Kosova nuk mund të vendosë tani se ku do ta vendosë ambasadën në Izrael. Ai tha në emisionin Pressing në T7 se Kosova nuk mund ta vendosë këtë.

Syla po komentonte komunikatën e VV-së e cila tha se do të shqyrtohet dokumentacioni për vendosjen e ambasadës në Izrael.

Ai tha se me këtë po i bëjmë dëm SHBA’së, pasi ajo ishte garantuese e njohjes reciproke.

“Njohja nga Izraeli është goditje ndaj BE’së. Kjo pasi një vend i rëndësishëm po e njeh Kosovën ndërsa pesë vendet e BE’së jo. Kjo po më duket si dyshim nga ana e Kurtit. Fituesi i zgjedhjeve dyshojnë në Marrëveshjen e Uashingtonit dhe e qet sponzorin e kësaj marrëveshje në pozitë të keqe. Ndërkohë çifti i Turqisë dërgon emisarë që të ndryshohet ky vendim. Një gjë që nuk kupton Vv’ja dhe Albin Kurti është se nuk është Kosova një vend që është sikur Serbia apo të tjerat që ka pasur në fillim ambasadën në Tel Aviv. Ata është dashur të zhvendosin atë, por ne jo sepse ne po vëmë ambasadë atje për herë të parë. Kjo është punë e mbyllur. Krejt cka mund të ndodhë tjetër është çnjohja. Por duket se dëmi është bërë. Kjo për shkak të populizmave. E dimë se kjo ka filluar me Glaukun për shfrytëzimin e votave islamiste brenda Kosovës. Është gabim edhe analiza se si ka të anohet Kosova. Jemi shumë të vogël dhe jorelevant. Problemi është se si erdhëm deri këtu”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme