Syla për vizitën e Hahn: E panevojshme, s’ka pasë nevojë të vijë të na bëjë “xehër” që s’ka viza

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, e ka konsideruar të panevojshme vizitën e komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, i cili sipas tij e dha lajmin jo të mirë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Syla në emisonin Info Magazine në Klan Kosova, është shprehur optimist se do të ketë lajme të mira më vonë lidhur me këtë çështje.

“Unë po shpresoj që në këtë paraqitje nuk u tha diçka e mirë, në mënyrë që lajmi i mirë të mund të thuhet më vonë… Ka qenë vizitë e panevojshme e Hahn këtu që të vijë dhe të thotë se nuk ka viza”.

Syla theksoi se komisioneri Hahn ishte i paqartë edhe në deklaratën e tij për taksën prej 100% të mallrave ndaj Serbisë.

“Nuk ka pasë nevojë të vijë këtu e ta në bëjë xehër. As te taksa nuk ishte i qartë, ofroi lehtësim por cili është lehtësimi”.

“7-8 vjet po lehtësojmë dhe as çështjet teknike nuk janë impelmentuar si duhet prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011”.

“Është vizitë e panevojshme që të na thotë gjëra që kemi ditur. Nevojë kemi pasur për qartësime, nuk ka një shpjegim bindës pse nuk e fitojmë liberalizimin në fund të këtij viti”.

“Është e padrejtë. E dimë se ka qenë dashur të punohet më shumë. Na është thënë kryeni demarkacionin dhe do ta keni liberalizimin. Na është thënë se këtë vit patjetër do ta fitojmë liberalizimin. Hahn mund të mos jetë komisioner fare dhe si ta mbajnë më për fjalën atëherë.

Syla ka thënë se qëllimi kryesor i Kosovës duhet të jetë te zgjidhja e problemit me Serbinë.

“Ajo çka duhet të fokusohet shteti ynë është direkt me Serbinë si të zgjidhet problemi mes dy vendeve, duke pasur njërin vesh e njërin sy në Washington. Viti 2019 do të jetë një vit i brishtë. E mira që mund të vijë nga BE është fuinalzlimi i dialogut nëse SHBA e shtyn. Si mund t’i besojmë Mogherinit se vizat do të hiqen kur të kalojë demarkacioni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme