Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka folur rreth deklaratës së zëvendësdrejtorit të RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes, njëherësh kryetares së Komisionit Parlamentar për Media, Doarsa Kica-Xhelili.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se Shala ka rënë pre e fushatës, sipas tij, për ndërrimin e shefave të Radiotelevizionit publik.

“Mentori ka reagu pa masë, mendoj që ka ra në provokimin e kësaj fushate, Kjo është pjesë e një fushate që është bërë pas fitores së Vetëvendosjes, Doarsa nuk mund të ndahet nga kjo pjesë e fushatës. Mentori ka gabu se ka mujt me reagu me një gjuhë më të butë, ka kërku falje”, tha Syla.

“Nuk mendoj që gjendja në RTK është më e mira. Por kjo është një rënie në provokim e Mentorit. Kjo është më shumë politikë sesa qëllim. Ka edhe raste kur njerëzit e politikes mund ta ketë bërë këso gabimi, por pse po ndodhë po ndodhë për shkak të ndërrimit të shefave të RTK-së. Mentori ka ra pre e gjithë kësaj fushate”, ka shtuar Syla.

Deklarata e Shalës ka marrë reagime edhe nga deputetë si dhe nga jursitja e mediave, Flutra Kusari e cila ka kërkuar që RTK-ja të ndërmarrë menjëherë masa disiplinore.

Kica-Xhelili në një intervistë e kishte përmendur Shalën, si zyrtar të RTK-së, ndërsa Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

Të ngjashme