Syla: Qeveria Kurti i ka shpallë luftë gjysmës së Kosovës

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e nxit rikthimin e grevës, duke bllokuar pagesën e pagave për ata që kanë qenë në grevë.

Sipas tij, dykuptimësia e ligjeve ka bërë që Qeveria mos tua qes nëpër konto rrogat grevistëve. Por ai beson se nëse paditet, Qeveria e humb rastin.

“I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq”, ka paralajmëruar Syla, në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.

Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fortë të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy.

Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…

I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq.

Të ngjashme