Syla: Qeveria Kurti nuk do të mund t’i paguajë as 170 eurot e premtuara për punëtorë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Analisti Valon Syla ka thënë se Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti nuk do të mund t’i paguaj 170 eurot e premtuara për punëtorë, pasi që duhet të ndryshohet Ligji për Buxhet në Kuvend, e për këtë nuk i ka votat e deputetëve.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se është brengosëse se si kanë kaluar dy muaj nga fillimi i pandemisë në vend dhe Qeveria ende po i mbanë peng paratë.

“Prandaj është brengosëse, se si 2 muaj pas pandemisë, kjo Qeveri ende na mban peng. Përderisa i gjithë sektori privat është duke u zhytur në krizë. Ne natyrisht, që nuk mundemi pa i paguar gazetarët… por njëkohësisht nuk po pranojmë as të hyra, pasi që ekonomia ka bllokuar, si pasoj e masave dhe pandemisë.”, ka shkruar Syla tutje.

Postimi i plotë i tij:

Sot mu desht të aplikoj për ATK për ndihmë bizneseve nga pakoja e paraparë e Qeverisë dhe gjatë aplikimit e kuptova, që krejtë kot po aplikojmë, sepse kjo Qeveri nuk mund të na paguaj as ato 170 euro të parapara, pa e ndryshu Ligjin për Buxhet në Kuvend, e për çka i nevojiten votat e deputetëve që si ka. Prandaj është brengosëse, se si 2 muaj pas pandemisë, kjo Qeveri ende na mban peng. Përderisa i gjithë sektori privat është duke u zhytur në krizë. Ne natyrisht, që nuk mundemi pa i paguar gazetarët… por njëkohësisht nuk po pranojmë as të hyra, pasi që ekonomia ka bllokuar, si pasoj e masave dhe pandemisë. Shpresoj që lojërat politike do të marrin fund, ose të gjithë do të marrim fund me ta. Kfillnu, është duke u kapërcyer çdo kufi.

Sot mu desht të aplikoj për ATK për ndihmë bizneseve nga pakoja e paraparë e Qeverisë dhe gjatë aplikimit e kuptova, që…

Gepostet von Valon A. Syla am Montag, 27. April 2020

Të ngjashme