Syla: Rezultati i ngushtë, problem krijimi i qeverisë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Valon Syla, ka analizuar rezultatet e para të partive politike të dala nga Exit Poll.

Syla  ka thënë se dallimet do të jenë të ngushta prandaj problem do të krijohet edhe në krijimin e koalicioneve.

“Në esencë rezultati është më i ngushtë sesa që duket në këtë tendencën e parë. Exit Poll është indikator që partitë udhëheqin kështu duket. Dallimet mes fituesve do të jenë të vogla dhe kjo besoj se do të shihet edhe kur të fillon numërimi i votave”, ka thënë Syla në Klan Kosova.

“Renditja mund të jetë edhe e njëjtë, por problem i madh do të jetë në krijimin e koalicioneve të ardhshme”.

Të ngjashme