Syla thirrje Jasharajt: Fitove ndaj Kurtit, e fute në halucinacione e konspiracione – Por nise mësimin

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Dr. Blerim Syla, i ka bërë një thirrje publike kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që ta nisë mësimin, pasi ai fitoi kundër Kurtit dhe shpëtoi demokracinë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Jasharaj arriti që të takohet me kryeministrin Kurti dhe e bëri atë që të futet në halucinacione dhe konspiracione.

POSTIMI I PLOTË I SYLËS:

APELI PER MIKUN TIM PROF.RRAHMAN JASHARI

I nderuar duke te te njohur per se afermi si profesionist e atedhetar kam nje lutje:

Te lutem dhe te inkurajoj fillo mesimin. Ti ia dole, ti fitove dhe ti e shpëtove DEMOKRACINË ne vend dhe Sindikalizmin.

Profë, une miku yt po te them: “Te koriturit koriten, ti mos i lejo”…

E di egon sindikaliste dhe je me fat qe ke anëtarë te devotshem, por ata te kuptojnë dhe te mbeshtesin.

Profë, une Blerim Syla nuk i pata, më tradhetuan. Por ti nje gje arrite: Kryeministri u takua me ty pavarësisht rezultatit. Arrite ta futesh ne halucionacione dhe teori konspirative (këtë s’e ben nje burrështetas) iku nga mediat.

Profë ti ia dole! Thirri femijet ne shkolle.

E Ju prinder, kujdes ka po i adresoni kerkesat. Vetem po jua rikujtoj 85000 punetorë publikë, edhe ata kanë femijë.

Jam me ty prof. Jashari, tregoju kush eshte me Serbinë!

Të ngjashme