Syla tregon momentin kur ish-presidenti u përshëndet me stafin e tij

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ismajl Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka treguar se momentin e përshëndetjes me ish-presidentin e Kosovës.

Syla në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se kur Thaçi e ka kryer konferencën e tij për media, ka shkuar në kabinetin e tij dhe i ka përshëndetur gjithsecilin.

“Thaci është përshëndetur me gjithsecilin në kabinetin e presidentit. Aty kemi shkrepur fotografitë e kujtimit të fundit”, tha Syla.

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Hashim Thaçit dhe aktualisht ai gjendet në paraburgim në Hagë. 

Të ngjashme