Syla: VV është në panik nga frika se do me mbetë pa asnjë komunë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla thotë se në fushatën zgjedhore për garën e balotazhit i ka lënë përshtypje mobilizimi i VV’së. Thotë se partia e kryeministrit Albin Kurti është në panik. Thotë se beteja kryesore është në Prishtinë dhe Prizren.

Komentet Syla i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Përshtypja ma ka bo një mobilizim i Vetëvendosjes me gjasë që vjen nga paniku dhe rezultati i dobët dhe nga frika që do me mbet pa asnjë komunë. Partitë e tjera vazhduan me ato koalicionet me miqtë e vjetër nëpër komunat e tjera derisa Vetëvendosje pothuajse hala mbeti me atë idenë që dikush i ka borxh, hala fryma është me ta. Mendojshin që dikush do të çohet e do të ua fitojë zgjedhjet”, thotë Syla.

“Krejt shteti u çu peshë me ndihmu Arben Vitinë. Çfarë mesazhi është kjo? Qysh do të ndihet Haskuka në Prizren, Bulliqi në Podujevë?. Po shihet që iu ka humb topi e janë në panik”, thotë Syla.

“Në Prizren lojën në dorë e kanë minoritetet”, thotë ai.

“Çka po shohim sot është një panik pa shije’, shtoi ai

Të ngjashme