Synohet marrëveshje për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave me Gjermaninë dhe Kroacinë

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 11:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e radhës Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve dy paleshe për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave, respektivisht eksportin e importin e mbeturinave me Republikën Federale të Gjermanisë dhe me Kroacinë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi tha se kjo marrëveshje ka të bëj për mbeturinat e riciklueshme të cilat nuk mund të bëhen në Kosovë.

“MMPH-ja në kuadër të objektivave të veta planifikon të lidhë marrëveshjen dy paleshe për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave, respektivisht eksportin e importin e mbeturinave me Republikën Federale të Gjermanisë për ruajtjen e mjedisit të Gjermanisë dhe Kosovës”, tha ai.

“Kjo bëhet për riciklimin e mbeturinave si metal etj, të cilat janë lëndë të riciklueshme”, tha Matoshi.

 “Të njëjtën marrëveshje si me Gjermaninë, MMPH po shqyrton mundësinë për lidhjen e marrëveshjes për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave, me Kroacinë”, sqaroi ai.

Të ngjashme