Syri i qiellit shqiptar, Radari i Midës gati për bazën ajrore të Kuçovës dhe NATO-s

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Radari i Midës një investim shqiptaro-amerikan është gati për të monitoruar hapësirën ajrore shqiptare. Një investim prej 22 milionë dollarësh amerikanë, baza e Midës është në funksion dhe do të monitorojë hapësirën ajrore, si pjesë e integruar hapësirës ajrore.

“Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. 22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas saj, përmes këtij radari kanë prej ditës së sotme kanë një pamje të plotë dhe të qartë ajrore të terrorit të Shqipërisë, duke mundësuar kështu edhe reagimin në përputhje me kërcënimet me të cilët Aleanca e NATO-s përballet sot.

“Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka pasur në dekada”, shprehet Xhaçka/Shqip.

Të ngjashme