Szunyog përgëzon Kosovën për progresin në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog ka përgëzuar Kosovën pas ngritjes në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Ai në një postim në twitter ka shkruar se ka ende punë për të bërë në të ardhmen.

”Urime për Kosovën, e cila është ngritur për 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Shumë punë ende përpara. Bashkimi Evropian e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, shkruan Szunyog.

Të ngjashme