Tadiq: Të huajt po kërkojnë heshtje nga opozita, sepse Vuçiq e ka premtuar Kosovën

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i dikurshëm i Serbisë (2004-2012) Boris Tadic, lideri i Partisë socialdemokrate të Serbisë në opozitë, ka thënë se “të huajt po kërkojnë nga opozita (serbe) të mos e shqetësojnë publikun, sepse kryetari aktual (i Serbisë, Aleksandar Vucic) ka premtuar Kosovën”.

Tadic në një intervistë për numrin e së dielës të gazetës “Blic” ka thënë se askush nuk mund të thotë se kur do të jetë zgjidhja e problemit të Kosovës, por më me rëndësi e sheh se si do të jetë ajo zgjidhje.

Ai ka thënë se angazhohet për zgjidhje “me krijimin e dy entiteteve në Kosovë” dje për “daljen nga konflikti i ngrirë”.

Tadic ka shtuar se “kurrë nuk do të pranonte zgjidhjen e atyre të cilët me premtimin për servilitet rreth çështjes së Kosovës kanë ardhur në pushtet e të cilëve… ruajtja e interesave personale dhe pushtetit… është mbi ruajtjen e interesave nacionale”, transmeton “Danas”.

Të ngjashme