Tadiq: Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Serbisë (2004-2012) Boris Tadiq, aktualisht lider i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se “ndërkombëtarët po kërkojnë nga opozita në Serbi të mos e shqetësojnë opinionin, sepse  (presidenti aktual) Aleksandar Vuçiq ua ka premtuari Kosovën”.

Tadiq i ka thënë gazetës serbe “Blic” se askush nuk mund të thotë se kur do të ndodhë zgjidhja e problemit të Kosovës, por ai më të rëndësishëm e konsideron se do të jetë kjo zgjidhje.

Ai tha se angazhohet për një zgjidhje të krijimit të dy entiteteve në Kosovë dhe për dalje nga konflikti i ngrirë.

Tadiq ka sqaruar se kurrë nuk do të mbështeste një zgjidhje ta atyre që me premtimin e servilizmit ndaj çështjes së Kosovës erdhën në pushtet dhe për të cilët ruajtja e interesave personale dhe pushtetit janë mbi ruajtjen e interesave kombëtare, përcjell Telegrafi.

“Prandaj, me rrëzimin e pushtetit aktual në Serbi zgjidhet një pjesë e madhe e problemit të Kosovës, sepse pa këtë nuk ka vend për ndonjë zgjidhje që në fakt mbron interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thotë Tadiq.

Para se të flitet për planin për Kosovën, Tadiq thotë se “duhet ditur natyrën dhe qëllimin e marrëveshjes dhe premtimet  të cilat ky pushtet i ka bërë gjatë viteve të politikës jo transparente për Kosovën, respektivisht  gjatë degradimit të pozicionit tonë në Kosovë pas shtatë vitesh të regjimit të Vuçiqit”.

Tadiq beson se Vuçiqi e ka organizuar dialogun e brendshëm për Kosovën jo në interes  të dialogut të vërtetë,  por ndarjes së përgjegjësisë për vendimet personale dhe kinse konsensusit, për atë që vetë ka vendosur.

Ish presidenti  Tadiq edhe një herë i ka bërë thirrje Vuçiqit për  duel televiziv, sepse, siëç tha ai, “është e domosdoshme që qytetarët e dinë të vërtetën e plotë, të cilën nuk e dinë, sepse i janë nënshtruar propagandës së pastrimit të trurit, e deri sa nuk e dinë të vërtetën, nuk mund të nxjerrin gjykim të drejtë”.

 “Vuçiqit i konvenon t’i mashtrojë qytetarët në mënyrë që ta bartë përgjegjësinë mbi ta, përmes një referendumi (për Kosovën) të cilin po e paralajmëron”, tha Tadiq.

Të ngjashme