Tahiri: 17 Tetori do të shënojë ditën kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetarë të komunës së Podujevëss nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se 17 tetori do të shënojë ditën, kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh, duke lënë prapa historinë e inateve, konflikteve politike.

“17 Tetori, do të shënoj ditën, kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh, duke lënë prapa historinë e inateve, konflikteve politike, e për t’u vendosur në synime të qarta për një qytet modern e të zhvilluar.

Do të investojmë gjithë potencialin që kemi për t’i shërbyer ndryshimit të kësaj gjendje, e kemi pranuar me respekt dhe përkushtim këtë angazhim të ri që të dizajnojmë një program që sjell zhvillim”, ka thënë Tahiri.

“Unë, ekipi im do të rrugëtojmë drejt mundësisë, shpresës, progresit dhe dijes, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, drejt zgjidhjeve të mëdha për qytetin.

Ne do të ndryshojmë rrënjësisht qasjen në takime, debate e prezantime, duke ofruar program e zgjidhje konkrete, madje në themel. Së pari në fushatë. Pastaj në Qeverisje. Ne nuk japim zgjidhje të lehta për problemet e vështira, por ofrojmë program të qartë, drejt zgjidhjes konkrete, e dëshmojmë me përkushtim”, tha tutje ai.

Të ngjashme