Tahiri: A jeni në men çka jeni t’u fol, qytetarët do të shkojnë në bankrot total

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme të Kuvendit është duke u diskutuar për propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e faturave të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se vendi, Qeveria e qytetarët e Kosovës do të shkojnë në bankrot total nëse miratohet ky propozim.

“A jeni në men çka jeni tu fol, a jeni në men çfarë situate do ta sjellni Kosovën nëse e miratoni propozimin e ZRRE”, tha Tahiri.

Tutje ai dha kritika ndaj partisë në pushtet, LVV.

“Si është e mundur, një parti qe pretendon që është e majtë, të mbrojë kompanitë private”, theksoi ai.

Tahiri po ashtu kërkoi që të bashkohen për miratimin e një rezolute për t’i kërkuar ZRRE-së që ta ndryshojë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ashtu si u bashkuan për referendumin serb.

“Të bashkohemi sot që ta ndihmojmë qeverinë, që ta votojmë një rezolutë që mos të bëhet kjo tarifë për qytetarët e Kosovës. Ju lutem kryeministër mos e shtyni këtë tarifë, po e obligojmë ZRRE-në ta bëjë një tarifë tjetër”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme