Tahiri: AAK-PSD është mbi 15%, prijmë në disa komuna

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 21:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka dalë në një konferencë për media ku ka folur rreth rezultatit të koalicionit AAK-PSD.

Ai ka thënë se rezultati i exit-polleve është i pasaktë dhe se nga të dhënat e terrenit, AAK-PSD është në mbi 15 për qind. Ai ka përmendur disa komuna si Gjakova, Rahoveci e Obiliqi ku AAK po prin në rezultat.

Sipas Tahirit, kjo përqindje nuk është rezultati që e kanë pritur, por është rritje mbi 80% e votës së AAK-së.Ai ka bërë thirrje që të ketë vigjilencë të madhe nga vëzhguesit dhe të pritet rezultati përfundimtar nga KQZ.  

“Do ti prezantojmë disa qëndrime tona të partisë rezultate që kanë dalë më disa sondazhe dallojnë nga të dhënat tona nga tereni, AAK-ja është mbi 15 përqind në shumë komuna jemi të parët, për AAK-në 15 përqind nuk është një rezultat që e kemi pritë sepse ne në garë kemi hy me fitu”.

“Është tepër me rëndësi që gjatë kësaj periudhe kohore të ketë vigjilencë të madhe të komisionerëve. Procesi zgjedhor ka qenë i rregult gjatë gjithë fushatës zgjedhore është pa se i gjithë procesi ka qenë demokratik. Nuk është e lehtë që në një vend të jep dorëheqje kryeministri dhe i gjithë procesi të shkon sipas mënyrës demokratike. Nuk është rezultati që na knaq por megjithatë i nënshtrohemi secilit vendim të sovranit”.

Të ngjashme