Tahiri: Administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri, ka njoftuar se administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti.

Sipas Tahirit, pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.

“Administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje”, ka deklaruar ai.

Njoftimi i plotë:

Administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti

Pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.

– Kërkohet zbatimi i plotë dhe i përpiktë nga administrata shtetërore;
– Administrata shtetërore tashmë ka barazi në pagë dhe funksion;
– I është dhënë fund manipulimit me konkurse dhe vlerësimit të ndikuar të kandidatëve;

Administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje.

#100% integritet dhe pavarësi për administratën shtetërore
#100% barazi në pagë dhe funksion

#100% KOSOVA
#100% SHTET

Të ngjashme