Tahiri: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të jetë i sinqertë

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të jetë i sinqertë, dhe se nuk duhet të bëhet asnjë lloj kalkulimi në raport me ta, raporton EkonomiaOnline.

Njëlloj thotë se ka qenë edhe shefi i tij, Ramush Haradinaj.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit në llogarinë e tij në Facebook:

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ka kuptim vetëm kur është krejtësisht i sinqertë! Edhe diskursi publik ndërtohet vetëm mbi ketë bazë. Ramush Haradinaj, gjithmonë e në çdo situatë ka qenë i hapur dhe i sinqertë. Me miq duhet të jesh i sinqertë dhe të mos bësh kalkulime për asnjë lloj përfitimi. Për armiqtë llafet i kishim e do t’i kemi tjera!

Të ngjashme