Tahiri bën thirrje për një proces të pastër zgjedhor

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 12:47 | Nga

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka votuar në Qendrën e votimit në shkollën “Dardania” në Prishtinë, duke bërë thirrje për një proces të pastër zgjedhor.

Ai ka thënë se një dalje e madhe në zgjedhje fuqizon legjitimitetin qytetar të qeverisjes dhe përgjegjësinë.

“Unë tashmë votova, shfrytëzova të drejtën dhe detyrimin tim moral e qytetar që e mundëson vet fryma e demokracisë. Me këtë rast i uroj të gjithë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme, njëherit i ftoj për dalje sa më masovike në zgjedhje”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

“Po ashtu, të gjithë të angazhuarve direkt në mirëmbajtjen e procesit ju dëshiroj punë të mbarë e të palodhshme. Thërras për një proces të pastër e lus për mbarëvajtje. Një dalje e madhe në zgjedhje fuqizon legjitimitetin qytetar të qeverisjes dhe përgjegjësinë, e po ashtu rritë kredencialet demokratike të vendit”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme