Tahiri: Bota mendjen tek pandemia, Serbia e Vuçiqit tek lufta

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se e gjithë bota e ka vëmendjen tek COVID-19, por vetëm Aleksandar Vuçiq,presidenti i Serbisë, e ka vëmendjen tek lufta.

“Bota mendjen te pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta. Çfarë mendësie barbare”.

“Nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh që Rusia po armatos Serbinë. Megjithëse ne të gjithë Perëndimorët duhet të alarmohemi”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme