Tahiri: Brenda javës së ardhshme, Kodi Penal do të kalojë për miratim në Qeveri

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 11:13 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha në mbledhjen e Qeverisë se brenda javës së ardhshme, Kodi Penal do të kalojë për miratim në Qeveri, raporton Ekonomia Online.

“Në fund të muajit prill do të përcjellim në qeveri projektligjin për mbrojtjen e informatorëve. Sa i përket agjendës evropiane, ministria që unë drejtoj i ka pasë tri obligime të cilat i ka përfundu”, tha ai.

Ndërkaq ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se pret nga institucionet e BE-së ta vlerësojnë punën që ka bërë kjo ministri dhe përshpejtim të procesit të institucioneve të vendimmarrjes.

“Ne kemi kritere dhe kërkesa të qarta sa i përket luftës kundër korrupsionit. Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit përgjatë 10 viteve është i pamohueshëm por mbetet punë për të bërë” tha ministrja Hoxha.

Të ngjashme