Tahiri: Buxhet i mjaftueshëm për Reformën në Administratën Publike, duhet lobim pas zbatimit

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Administratës Publike dhe Kryesues i KMRAP, Mahir Yagcilar, tha se ky takim është i rregullt dhe ka të bëj për zhvillimin e reformave të Administratës Publike.

“Takimi i Këshillit të Ministrave për reformën e Administratës Publike është mekanizëm që përcjell dhe orienton udhëzon politikat për reformën e Administratës Publike është takim i rregullt dhe i paraprinë takimit të grupit të veçantë për reformat për të përcjell zhvillimet e reformës”, tha Yagcilar.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, tha se viti 2018 ka qenë vendimtar për reformat, mirëpo në 2019-ten duhet fokusuar në zbatimin e tyre.

“Viti 2018 ka qenë viti që i ka dhënë vulë drejtimit të reformave në nivel politik dhe shtetëror administrativ. Viti 2019 është viti i jetësimit të reformave në administratën e shtetit, por mendoj për fillimin e zbatimit, ne jemi të obliguar si qeveri e komision qeveritar që të punojmë me kujdesin më të madh që miratimin e ligjeve që i kemi bërë ta bëjmë një proporcion të plotë dhe pa asnjë gabim”, tha ai.

Tahiri tha se buxhet ka mjaftueshëm, por duhet lobim për më tej.

“Buxheti i reformës është i qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë rrezik makroekonomik fiskal, buxhetimin e kemi, kujdes duhet të kemi kur të hyjmë në zbatim secili individ ka me u mundu ta gjej formën e lobimit që me u pozicionu aty ku nuk jemi”, tha ai.

Tahiri tha se Kosova qëndron më mirë se gjitha shtetet jo-anëtare në BE në lidhje me sistemin e rekrutimit.

“Ne kemi bërë revolucion, asnjë shtet në rajon që nuk është anëtare e BE-së nuk ka me pasë sistemin e rekrutimit si e ka Kosova në mënyrën më transparente të mundshme, të gjitha të arriturat në ligj duhet t’i kthejmë në praktikë”, shtoi Tahiri.

Të ngjashme