Tahiri: Daçiq ndjek Putinin me nostalgji dëshpëruese

Prishtinë | 02 Jan 2017 | 15:03 | Nga

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së Daçiqit i cili ka thënë se “Serbia do t’i “hakmerret” Malit të Zi e Maqedonisë pse e njohën Kosovën”.

Ajo ka thënë për lajmi.net se Daçiqi po e ndjek Putinin me nostalgji dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocidbërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

“Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik, në rrugëtim të sigurt për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes”, tha Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme