Tahiri: Deklarata e Kukan nuk përkon me realitetin, Trepça s’shkon në Bruksel

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 13:24 | Nga

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, Eduard Kukan ka deklaruar sot se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa pas kësaj deklarate ka reaguar ministrja për Dialog, njëherësh udhëheqësja dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri.

Në një prononcim për Indeksonline, ajo ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë dhe i prerë. “Nuk bisedojmë për Trepçën në dialogun e Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, sipas saj “Trepça dhe të gjitha pasuritë janë të Kosovën dhe vetëm Kosova vendos për to”. “Deklarata e z.Kukan nuk përkon me realitetin. Pavarësisht se ai vjen nga një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën, do të duhej ta dinte këtë sepse edhe Sllovakia është një shtet i ri”, ka përfunduar Tahiri.

Ndryshe Kukan është shprehur i bindur se “Çështja e Trepçës, duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme në mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme