Tahiri: Dekretimi sipas ligjeve të Kosovës, sovraniteti u shtri në gjithë vendin

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 11:19 | Nga Albulena Avdiu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se dekretimi i gjyqtarëve dhe serb paraqet shtrirjen e sovranitetit juridik në tërë territorin e Kosovës.

Ai tha se dekretimi i tyre është bërë në pajtim me propozim të Këshillit Gjyqësor dha tij Prokurorial dhe kjo paraqet aktin e marrëveshjes së drejtësisë së Brukselit, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftoj për një nga hapat e rëndësishëm që kanë ndodhur dje. Presidenti dje ka dekretuar 53 gjyqtar dhe prokuror të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Dekretimi është bërë në pajtim me propozimin e KGjK e KPK. Ky para qet aktin e marrëveshjes për drejtësi në Bruksel. Zbatimi i kësaj marrëveshje është rezultat i koordinimit të këtyre institucioneve”.

“Kur ka ndodh dekretimi në mënyrë shumë racionale më lejoni të them se shtrirja e sovranitetit juridik në mbarë vendin. Jam i nderuar që jam marrë me një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës”.

Të ngjashme