Demarkacionin duhet ta kryejë koalicioni, ose shkojmë në zgjedhje

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 20:36 | Nga

Kryenegociatorja Edita Tahiri ka deklaruar se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është përgjegjësi e koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe jo e opozitës.

Nëse një gjë e tillë nuk bëhet dhe parlamenti nuk arrin t’i kryejë obligimet e veta, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Koalicioni duhet të thotë fjalën e fundit që kjo çështje të kryhet, ndërsa në të kundërtën dhe nëse parlamenti nuk mund t’i kryej funksionet, si në çdo vend duhet të shkohet në zgjedhje, një gjë e zakonshme kudo në botë”, ka thënë Tahiri në emisionin “Republika” në Tribuna Channel.

Të ngjashme