Tahiri: BE duhet të merret me Serbinë, pas tentim-sulmit në veri

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 08:03 | Nga

Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Serbinë pas tentim-sulmi me bombë afër zyrave të reja të Qeverisë së Kosovës në Veri.

“Tentim-sulmi, ka ndodh pikërisht në afërsi të objektit të Qeverisë që e kemi inauguruar sot”.

“Sot aty kanë filluar punën mbi 20 ministri dhe agjencione”.

“Ky sulm tregon se Serbia po i kundërvihet marrëveshjeve me bomba e mure”.

Këto komente Tahiri i ka bërë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi është bërë e ditur se afër zyrave të Qeverisë që janë inauguruar sot është gjetur një bombë.

“Serbia me këto akte po tregon se nuk i zbatojnë marrëveshjet”.

“Bashkimi Evropian si garantuese e marrëveshjeve duhet të merret seriozisht me Serbinë, sepse ky sulm është kundër krejt këtij procesi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme