Tahiri e Bajrami takohen me kryetarët e komunave me qëllim koordinimi rreth ndikimit të pandemisë në ekonomi

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministrtja e Financave, Hykmete Bajrami janë takuar me kryetarët e komunave të vendit me qëllim të koordinimit në menagjimin e pandemisë me Coronavirus, e në veçanti rreth ndikimit socio-ekonomik.

Postimi i plotë:

Në funksion të koordinimit në menaxhimin e situatës së COVID – 19, në veçanti rreth ndikimit socio-ekonomik, së bashku me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami, takuam Kryetarët e Komunave.

Në fokus të diskutimit ishte procesi i rishikimit buxhetor, i domosdoshëm për rethanat e krijuara nga pandemia. Komunat e Kosovës, do të kenë rol kyç edhe në procesin e koordinimit dhe zbatimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Përtej kësaj, Qeveria, do të mbajë funksional, ‘Forumin Konsultativ Qeveri – Komuna’ si mekanizëm kyç i konsultimit dhe koordinimit ndër-institucional.

Duke vlerësuar rolin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, falënderova për kontributin dhe konfirmova bashkëpunimin me këtë institucion, si dhe me partnerët zhvillimorë dhe organizatat partnere në këtë fushë.

Të ngjashme