Tahiri: E ftojmë Kurtin ta lë Lezhën dhe ta vizitojë Brukselin

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë në përgjithësi e të kryeministrit Kurti në veçanti.

Ndër të tjera ai tha se Kurti duhet t’i lë vizitat në Shqipëri, në Lezhë e Gjirokastër, pasi ato janë përditë aty, ndërsa Brukseli jo, raporton Ekonomia Online.

“E ftojmë Kurtin ta lë Lezhën e Gjirokastrën e këto tjerat, pasi janë aty përditë. Ai duhet ta vizitojë Brukselin”.

Tahiri gjthashtu tha se Kurti do të ishte më e përshtatshme të vizitonte vende që do t’I sillnin Kosovës vaksinën.

“T’i vizitojë qendrat e tjera të rëndësishme të cilat do të mund ta ndihmonin poashtu Republikën e Kosovës në sigurimin e vaksinës e cila siguron dhe shpëton jetë në vendin tonë” shtoi ai.

Të ngjashme