Tahiri e quan konferencën e sotme të VV-së manipulues kronik

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Adonis Tahiri i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tash është pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), së fundi ka vendosur ta thumbojë ish-partinë e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se konferenca e sotme e VV-së është manipulues kronik.

“Subjekti që pas 5 viteve përvojë në qeverisje lokale (4 në Prishtinë e 1 në Prizren), del me konferenca si kjo e sotmja; ose është manipulues kronik, ose injorant i papërmirësueshëm”, ka shkruar Tahiri.

Këto reagime të anëtarëve të PSD-së, vinë pasi që Vetëvendosje ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka keqpërdorur tenderin e qumështit për fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme