Tahiri: Është e drejt e OVL-UÇK-së të protestojnë, lufta e UÇK-së ka qenë e drejt

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka folur për protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se ka pritur në një takim nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për të cilin ka thënë se është e drejt e tyre që të organizojnë protestë.

“Në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment unë nuk mundëm të ju them bëni ose jo protestë. Protesta paqësore është e drejt e tyre e në veçanti duke ditë që kjo protestë bëhet për të mbrojtur luftën e drejt të UÇK-së , në veçanti duke ditë se kjo proteste adreson çështje shumë të dhimbshme dhe duke ditë se ende nuk ka asnjë aktakuzë ndaj presidentit dhe ish-kryetarit të kuvendit, është gabim të ju them dilni apo mos dilni”, tha ai në një konferencë për media.

Gjithashtu, Tahiri bëri të ditur se në takim ka qenë edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ku kanë diskutuar për rekomandimet shëndetësore.

Në fund të konferencës, zëvendëskryeministri tha se një gjë është e pakontestueshme se lufta e UÇK-së është e drejt.

Të ngjashme