Tahiri: Është hera e parë që mazhoranca nuk e voton një Komision Hetimor, kërkesa nuk tërhiqet në asnjë mënyrë

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mbledhjen që ka zgjatur për afro 2 orë, është diskutuar për themelimin e Komisionit Hetimor. Ai tha se në këtë mbledhje është argumentuar se përse duhet të themelohet ky Komision, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kërkesa për këtë çështje është e PDK-së dhe si e tillë nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë.

“U bënë 2 orë mbledhje dhe realisht e tëra ishte për Komisionin Hetimor. Kemi pasur debat të gjatë argumente pse duhet të themelohet një komision hetimor për çdo procedurë të blerjes së energjisë, pastaj punësimet në KEK. Kjo kërkesë e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit por kemi pasur edhe kërkesë më herët hetimin e blerjes së energjisë dhe hetimin e punësimeve në KEK ishte rrëzuar me votë nga VV”.

“Është hera e parë që mazhoranca nuk e voton një Komision Hetimor Parlamentar. Nuk ka ndodhur që pushteti ta bllokojë hetimin e një komisioni hetimor parlamentar. Ne si grupe dhe si deputetë të opozitës ajo çka u tha nga VV-ja nuk qëndron. Iniciues të këtij komisioni është PDK nuk jemi tri grupe dhe kemi nënshkrime nga katër grupe parlamentare. Grupi i PDK është iniciues si këtij procesi me 40 nënshkrime. Cili është roli i kryesuesit që VV-së po i pengon kaq shumë. Ne jemi në situatë duke bllokuar një hetim. 100 milionë euro tregon qartë për pozicionin e tyre. Ne propozuam me 6 nënshkrime dhe e rrëzuan. Kërkesa nuk tërhiqet në asnjë mënyrë”, tha Tahiri.

Të ngjashme