Tahiri falënderon qytetarët: Çdo votë është e rëndësishme për demokracinë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 17:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në një konferencë për medie ka falënderuar qytetarët që kanë votuar gjatë së dielës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, çdo votë është e rëndësishme për demokracinë.

“Ne inkurajojmë qytetarët të marrin pjesë në këtë proces dhe deri më tani nuk pasur parregullsi. Kjo dëshmon që vendi ynë ka demokraci të konsoliduar”.

“Unë ftoj gjithë qytetarët të vendosin të ardhmen e Kosovës. Dilni dhe votoni sepse secila votë është e rëndësishme për demokracinë tonë”.

“I ftojmë qytetarët të ruajnë distancën. Sot duket që po marrin pjesë shumë njerëz”.

Sipas tij, është shqetësuese që disa kryetar komunash dhe qeveria nuk arriti t’i dal në krye punëve për ti mirëmbajtur rrugët e Kosovës me kohë.

Ai ka ftuar qytetarët që të respektojnë në maksimum distancën fizike nëpër vendvotime dhe të tregojnë kujdes maksimal për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Të ngjashme