Tahiri flet për tensionet në Kuvend: Na u vërsulën, të shkarkohet Gërvalla

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së kauzën që solli lirinë e vendit.

Sipas tij, ajo ka fyer edhe të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri, ka thënë që kjo parti i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti, që sa më parë të shkarkojë nga detyra ministren Gërvalla.

Pas situatës së tensionuar në Kuvend, e që pasoi me largimin e PDK-së nga salla, Tahiri tha se ministrja Gërvalla flet me narracionin e njëjtë me autoritetet serbe.

“Fjalimet e saj, nesër mund t’i përdorë Serbia në Këshillin e Sigurimit si argument kundër nesh”, u shpreh Tahiri në një konferencë për media.

Ai shtoi se u pamundësua vazhdimi i seancës dhe se opozita është ofenduar në vazhdimësi nga mazhoranca, madje tha se u janë vërsulur, duke u arsyetuar për ofendimet e bëra karshi deputetëve të VV-së, raporton EO.

“Ne e kemi në vazhdimësi një tendencë nga mazhoranca të sillet kështu me opozitën. I bëjmë thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ky pozicion që është i dëmshëm”.

I pyetur se a do të kthehen në seancë, Tahiri tha që jo, raporton EO.

“Në mungesë të fakteve për të debatuar ata fyenin dhe ofendonin deputetët e opozitës. Nuk do të kthehemi në seancë”, tha Tahiri.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të ftoj mbledhje urgjente të Kryesisë dhe aty të vendoset për kohën e vazhdimit të seancës.

Të ngjashme