Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit “pasaportë” për integrim në BE

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 13:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhurata Hoxha nuk do të jetë më ministre e Drejtësisë. Ajo nga e hëna do ta udhëheqë dikasterin e Integrimeve Evropiane. Hoxha do të pasohet nga Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Hoxha tha se është kënaqësi për të që do t’i dorëzoj detyrën një personi si Tahiri, pasi sipas saj ai  ka vullnetin dhe njohurinë të punoj.

Ajo pranoi që kanë ka hasur në vështirësi gjatë drejtimit të kësaj ministrie, por nuk la pa përmendur edhe rezultatet.

“Ministria e drejtësisë i ka sfidat e veta, por kemi arritur edhe shumë rezultate kemi arritur që tetw projektligje ti dërgojmë në Kuvend poashtu kemi një pako të gjashtë ligjeve”.

Ndërsa ministri i ri i Drejtësisë tha se paraardhësja e tij, ka bërë punë të mirë dhe se ai do ta vazhdoj punën e saj.

I pyetur nga Ekonomia Online, sa i përket kriterit për liberalizim luftimit të krimit të organizuara dhe korrupsionit, Tahiri, ka thënë se këto do të jenë prioritete e tij.

“Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dyshim që do të jetë  një ndër objektivat e mia primare. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, krimi i organizuar, korrupsioni po e mban peng të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, po e mban peng të ardhmen e Kosovës drejt bashkimit evropian, po e  mban peng studentin e Kosovës”.

“Pra, ne do ta plotësojmë në kuadër të kapaciteteve që posedojmë ne, në kuadër të kompetencave që kam si ministër i drejtësisë do bëj përpjekje maksimale që ta plotësojmë infrastrukturën e nevojshme ligjore, të gjitha rregullat dhe aktet normative, që institucionet e tjera ligj zbatuese, të cilat ndërlidhen me punën tonë, ta kenë sa më të lehtë luftën kundrejt këtyre dy dukurive që po shkatërrojnë të ardhmen e shtetit tonë”, tha ai.

Sipas tij, korrupsioni e krimi i organizuar po e pengojnë Kosovën në proceset integruese. Tahiri garantoi se angazhimi i tij do të jetë fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë pasi kjo është “pasaporta” për integrim.

Tahiri gjatë viteve 2008-2014, ministri i ri i Drejtësisë, kishte shërbyer si shef i kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi.

Por Tahiri kishte shërbyer sërish si shef i kabinetit të Thaçit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa, prej kur Thaçi ka marrë mandatin e Presidentit, Tahiri ka shërbyer si këshilltar i lartë politik i tij.

Fletëarrestet ndërkombëtare për ish-pjesëtarët e UÇK-së valide, MD pret përgjigje nga INTERPOL-i

Ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se ende janë një pritje të një përgjigjeje nga INTERPOL-i për kërkesën e kësaj ministrie për heqjen nga lista të fletëarresteve për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ajo tha se duke mos qenë anëtare e INTERPOL-it, një proces i tillë është më i vështirë, mirëpo në bashkëpunim me shtete partnere që janë anëtare në Interpol janë duke u munduar që kjo të bëhet sa më shpejtë.

“Po është e vërtetë i kemi dorëzuar një kërkesë, letër zyrtare INTERPOL-it për pastrimin e listave me fletë arreste ndërkombëtare që janë të lëshuara nga Serbia për krime të kryera kinse në territorin e Kosovës”.

“Siç e dini, INTERPOL-i është një organizatë burokratike dhe ende jemi në bashkëbisedim, kemi qenë në bashkëbisedim të një përgjigjeje konkrete dhe të një rezultati në lidhje me këtë. Kuptohet që edhe pozita e Kosovës, pra duke mos qenë anëtare e Interpolit, e vështirëson këtë procesin e pastrimit të listave. Mirëpo me shtete partnere jemi ngushtë duke që kjo të bëhet sa më parë”.

Sipas raportimeve në medie janë 157 ish- pjesëtarët të UÇK-së që kërkohen nga INTERPOL-i me fletëarreste të Serbisë nën pretendimet se kanë kryer krime në lufte.

Të ngjashme