Tahiri: Gjasat janë të bie Qeveria, e jo të hiqet taksa

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, duke folur rreth situatës politike në vend, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe ka efekt politik, kurse kryeminsitri Haradinaj është kokëfortë në mbajtjen e taksës. “Gjasat janë që të bie qeveria e jo të hiqet taksa”, tha ai.

Tahiri për çështjen e taksës tha se nëse ajo duhet të pezullohet duhet të dërgohet në Qeveri, e cila iniciativë deri më tash nuk është ndërmarr.

Ai u shpreh se taksën e ka vendos qeveria dhe ajo duhet ta heq.

“Palët po bëjnë polemik në opinion dhe skajshmërisht po e ndajnë në opinion dhe s’ po marrin iniciativë zyrtare në Kuvend. Asnjë propozim nuk ka arritur në Qeveri për pezullimin e taksës. E kemi vetëm një iniciativë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, që taksa duhet të pezullohet për 120 ditë. Por asnjë propozim nuk ka shkuar në Qeveri. Taksën e ka vendos Qeveria dhe ajo duhet ta heq”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Sipas tij, në momentin kur u vendos taksa të gjithë me eufori lavdëroheshin, si Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj, ndërsa siç tha ai tash të dy janë duke thënë se taksa duhet të pezullohet.

“Kur u vendos taksa dhe kur e kishin euforinë lavdëroheshin edhe Kadri Veseli edhe Enver Hoxhaj, për këtë dobi të madhe që ia kanë sjell Kosovës, ndërsa tash të dy po thonë që taksa duhet të pezullohet dhe e bëjnë Ramush Haradinajn si të keq dhe kryeneç që s’po do me heq taksën. Ramush Haradinaj thotë që taksën nuk e heq sepse kjo është një vendim i drejt, sovran, kushtetues, ligjor”, u shpreh Tahiri.

Analisti Tahiri theksoi se masa e taksës ndaj produkteve serbe ka efekt politik, si dhe ‘loja’ tash është tek Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ai potencoi se gjasat janë që të bjerë Qeveria, e jo të hiqet taksa.

“Kjo masa e taksës ka efekt politik. Loja po më duket që është tek PDK dhe Kadri Veseli, e jo te Ramushi, sepse tashmë po dihet që ai është kokëfortë. Tash këta tjerët po donë taksën me pezullu… Gjasat janë që të bie Qeveria, e jo të hiqet taksa”, tha Tahiri.

Ndërsa sa i përket vizitave të fundit të eurodeputetëve ai vlerësoi se ata kanë ardhur për të bërë një raport për Kosovën, duke vlerësuar gjendjen.

Siç tha ai, situata në Kosovë nuk është e mirë, pasi edhe skena politike është e përçarë.

“Këto vizita të tyre janë të rralla. Kanë ardhur për t’i bërë raportet për Kosovën, duke vlerësuar gjendjen. Kjo është vizita e tyre e fundit deri pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Ata bëjnë raporte dhe i tregojnë Kosovës që vizioni është i hapur në rrugën drejt integrimit të BE-së. Por faktikisht gjendja është e keqe. Skena është e përçarë”, vlerësoi ai.

Njohësi i çështjeve politike në vend, foli edhe për letrën që ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, i ka dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Në atë letër është shumë parimor se e pranon lidershipin e Hashim Thaçit si president, e lavdëron përkushtimin e tij, insiston me forcimin e Kosovës në demokraci në integrimin euroatlanitke dhe bisedimet me Serbinë, që duhet të sjellin njohje reciproke”, tha ndër të tjera analisti si dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme