Tahiri: Haradinaj bashkë me qytetarë po rrisin ndjenjën për 100 për qind Kosovë

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Ramush Haradinaj bashkë me qytetarë po e rrisin ndjenjën dhe shpresën për 100 për-qind Kosovë.

Sipas tij, në katër anët e Kosovës ndjehet krenaria dhe mbështetja për Ramush Haradinajn.

“Në udhëkryqin e madh që gjendet Kosova vetëm një personifikim sikurse Kryeministri Haradinaj mund t’i bashkojë qytetarët në një ecje të sigurt. Kosova ka ende plagë të pambyllura, e po ashtu rreziqe e plot pasiguri në rrugën e shtet-ndërtimit. Ne duhet t’i japim besimin e plotë Kryeministrit Haradinaj që idealin për liri ta kthejë në shpresë dhe fitore të Kosovës”.

“Kush më mirë e kush më shumë se ai e ndjen plagën e lirisë, i njeh vuajtjet e vendit dhe rrezaton shpresën për të ardhmen. Ai është personaliteti dhe kryepersonazhi më i gjallë i lirisë dhe mbrojtjes së vendit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Të ngjashme