Tahiri: Historinë s’mund ta ndryshojnë as aktakuzat e Speciales

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se askush s’mund ta ndryshojë historinë se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Tahiri këtë reagim të saj e bëri pas njoftimit të Prokurorisë Speciale se ndaj Presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, është dorëzuar aktakuzë për shqyrtim nga Gjykata Speciale.

”Flamujt tanë të frymëzimit, çlirimit dhe fitoreve do të na mbajnë të fortë dhe kryelartë edhe në këtë kohë të rëndë e të ndjeshme. Ne shkruam historinë tonë të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës me gjak, mençuri dhe trimëri”.

”Kosova do të rroj përjetë”.

”Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër – këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush e as aktakuzat e djeshm”e.

Ajo thotë se padrejtësitë vijnë nga Serbia dhe ata duhet mbajtur përgjegjës për drejtësi dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, përcjellë Klan Kosova.

”Lufta agresore, gjenocidale e Serbisë dhe kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve ishte e padrejtë dhe këtë histori barbare nuk mund ta ndryshojë askush”.

”Padrejtësitë kanë ardhur nga Serbia, ata duhet të mbahen përgjegjës për drejtësi, për gjenocidin ndaj shqiptarëve, vrasjet e mijëra shqiptarëve, zhdukjen e mijëra shqiptarëve dhe dhunimin e mbi njëzet mijë grave”.

”Paqja e qëndrueshme vjen përmes drejtësisë së drejtë!”, shprehet ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme