Tahiri i kërkon homologut maqedonas përkujdesje institucionale të akuzuarve në rastin “Kumanova”

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka vizituar Maqedoninë e Veriut, me ç’rast është pritur nga homologu i tij, Artan Grubi, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se me Grubin ka biseduar për tri tema më rëndësi për të dyja vendet.

Ndër të tjerash, Tahiri ka kërkuar nga homologu i tij që të ketë përkujdesje institucionale ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë në rastin “Kumanova”.

“E para ka të bëjë me procesin e integrimit evropian dhe pak a shumë, marrja shembull e sekretariatit të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE si një praktikë e mirë edhe për Kosovën; E dyta, ka të bëjë me rrugën 12-të kilometërshe, pra segmentin Shkup-Bllacë, që për ne është i një rëndësie të veçantë. Mendoj se ky segment do të lidhë fuqishëm dy vendet tona duke forcuar bashkëpunimin ekonomik, dhe e treta, ka të bëjë me situaten pandemike me të cilën po përballemi. Mendoj se duhet të shihen të gjitha mundësitë, duke ruajtur shëndetin publik, duke ruajtur njëri-tjetrin që të lehtësojmë lëvizjen dhe komunikimin e qytetarëve të shteteve tona dhe të largojmë kërkesat për teste në kufi”, ka shkruar Tahiri.

Sot pata nderin të takoj z. Artan Grubi, Zëvendërskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, mikun tim, një…

Gepostet von Besnik Tahiri am Mittwoch, 16. September 2020

Të ngjashme