Tahiri i lutet Zotit që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Zv.kryeministri i Kosovës nga AAK, Besnik Tahiri ka folur sot për raportet e partisë së tij me partnerin e koalicionit qeverisë, LDK-në.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ‘përplasjet’ e fundit mes tyre, Tahiri ka mohuar zërat për një acarim, duke thënë se raportet i kanë të mira.

“Raportet nuk kanë qenë të ashpërsuara, nuk kemi pas arsye me i relaksu se kemi qene çdo ditë bashkë. Raporti LDK-AAK, si dy parti të qendrës së djathtë, nuk kemi asnjë problem, e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëndrimet për tema nacionale si dialogu i bëjmë në formën e një partneri”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se koalicioni është ndërtuar për kohë afatgjatë.

“Kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat do t’i kultivojmë, sepse ky koalicion është ndërtuar në bazën e një synimi afatgjatë, dhashtë Zoti të jetë kështu, po nëse jo, atëherë vazhdojmë tutje”, ka deklaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme