Tahiri i nervozuar: Ja pafshi hajrin ngritjes se çmimit të energjisë

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e sotme të Kuvendit ka dështuar të votohet draft-rezoluta e propozuar nga PDK-ja në Kuvend kundër rritjes së çmimeve të faturave të energjisë elektrike.

Në këtë seancë, është parë i nervozuar shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka bërë thirrje që të diskutojnë lidhur me krizën energjetike.

“Është pa përgjgjësi totale dhe ikje nga besimi qytetar, është një situataë e rëndë, thërras që të ulemi të behet një koncesus për ndryshe ju si qeveri ja pafshi qyken e hajrit rritjë së çmimit të energjisë”, tha Tahiri.

Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Të ngjashme