Tahiri i PDK-së lidhur me Kodin Civil: S’ ka pasur ndonjëherë projektligj kaq me rëndësi, e papranueshme mungesa e Kurtit

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në vazhdimin e seancës plenare lidhur me Projekt Kodin Civil ka thënë se prej se është votuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ka ardhur ndonjë projektligj me rëndësi më të madhe.

Sipas Tahirit ky Projekt Kod i largon kontestet gjyqësore lidhur me trashëgimin e burrit dhe të gruas.

“Prej kur është votuar Kushtetua, nuk ka ardhur projektligj më i rëndësishëm sesa ky projektkod. Qeveria nuk e ka pasur mundësinë për shkak të kostos që ta finalizojë një Projekt Kod të tillë. Është e rëndësishme që rregullon fushën civile, i heq kontekstet gjyqësore, te trashëgimia e gruas është bërë mirë dhe në këtë pikë është mirë te kodifikohet në tërësi”

Ai e ka kritikuar edhe mos prezencën e Albin Kurtit ku tha se presin të vijë e të sqarohet.

“E papranueshme për neve mos me qenë kryeministri në këtë sallë. Si PDK pa prezencën dhe deklarimin e tij, ne përmbahemi nga votimi dhe shpresojmë që kryeministri do të vijë dhe të sqarohet”.

Të ngjashme